Milani triumfon në derbi, Pulisic dhe Maignan heronjtë e mbrëmjes
Milani ka fituar derbin ndaj Interit me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Golin e vetëm të takimit e realizoi Christian Pulisic në minutën e 54-të, pas një aksioni të mirëorganizuar të “kuqezinjve”.
Momenti vendimtar tjetër erdhi në minutën e 76-të, kur portieri Mike Maignan priti penalltinë e goditur nga ish-mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanoglu, duke ruajtur avantazhin dhe siguruar fitoren për skuadrën e tij, shkruan Indeksonline
Me këtë triumf, Milani ngjitet në pozitën e dytë të tabelës me 25 pikë, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me 24 pikë./Indeksonline/
MIKE MAIGNAN PENALTY SAVE ON CALHANOGLU!!!
— Inside Milan (@_InsideMilan) November 23, 2025
WOW MAGIC MIKE pic.twitter.com/fzr4BtC0xW

