75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / F.R

Sulm masiv me dronë rusë në Kharkiv, një i vdekur

Forcat ruse kryen një sulm “masiv” me dronë të dielën mbi Kharkivin, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën katër të tjerë, njoftuan autoritetet lokale.

“Kemi një sulm masiv mbi Kharkivin,” shkroi kryebashkiaku Ihor Terekhov. Ai tha se një person humbi jetën në distriktin qendror Shevchenkivskyi, pasi një dron goditi një banesë private.

Ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje.

Kharkivi, i cili ndodhet vetëm 30 kilometra larg kufirit rus, i rezistoi përpjekjeve të Moskës për ta pushtuar në fillim të luftës më shumë se 3 vite e gjysmë më parë, por që prej atëherë ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve.