75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / Z S

Rama e nis ditën kuq e zi: Atmosfera e bukur e festave të Nëntorit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i bën jehonë atmosferës së festave të nëntorit në shkollat e Shqipërisë.

Në fotot e ndara nga kreu i qeverisë shfaqen punime të nxënësve të cilët kanë krijuar me duart e vogla simbolet kombëtare.

“Me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama në Facebook./Indeksonline/