75 Mall Live Search
12:17 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / AR

E dhimbshme, vdes gjyshi i Mozzik dhe Getinjos

Një lajm i trishtë ka prekur sot familjen e dy prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, Mozzik dhe Getinjo.

Reperi Gramoz Aliu (Mozzik), përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se ka ndërruar jetë gjyshi i tij, Bafti Hetemi, të cilin e përshkroi si një njeri të urtë, të pastër dhe të respektuar.

Në njoftimin e tij, Mozzik bëri të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 15:30, në Fshatin Sojevë të Ferizajt.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, farefisin, miqtë dhe dashamirët se sot ka ndërruar jetë Bafti Hetemi, baba i nënës sonë, njeri i urtë, i pastër dhe i respektuar.”

Kjo humbje vjen disa ditë pasi vetë Mozzik dhe Getinjo, kishin ndarë me ndjekësit lajmin se gjyshi i tyre kishte pësuar një sulm në kokë dhe për pasojë kishte mbetur pjesërisht i paralizuar, duke shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e tij shëndetësore.