75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / P M

Vitia – Ramës: Gjithnjë ka probleme me financat, nuk i dalin llogaritë asnjëherë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk është bllokimi i parë që i ka ndodhur Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe se sipas tij ai nuk ka brengën për Prishtinë por për grupin që e ka sjellë.

“Bllokimet dhe sidomos mospunën nuk i ka për herë të parë Kryetari i koalicionit LDK-PDK në Prishtinë. Madje i ka sistem e princip pune, sepse nuk e ka brengë Prishtinën por veç veten dhe grupin që e ka sjellë aty. Prandaj gjithnjë ka probleme me financat. Nuk i dalin llogaritë asnjëherë, veçanërisht për pagat e punëtorëve”, ka shkruar Rama.