75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / H F

Vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët kthehen në sallën e gjyqit

Pas një përreth dy orë, po vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Në sallë janë kthyer të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca u ndërpre për çështje teknike, pasi nuk po hapnin dot disa pamje që do shfaqeshin në sallë.

Në këtë seancë pritej të dëshmonte edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, por që i njëjti mungoi.

Kryetarja e trupit gjykues lexoi dëshminë që Shaban Murseli kishte dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023, pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Liridona Ademajt.