Vrasja e Liridona Ademaj, më 12 dhjetor seanca e radhës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, kur të akuzuar janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Ishte paraparë që pasditën e së hënës të vazhdohet me sesionin e dytë për ditën e sotme, megjithatë trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës të mbahet me 12 dhjetor, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe, sot në seancën e paraditës u lexua dëshmia e Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, e dhënë në prokurori.
Kryetarja e trupit gjykues lexoi dëshminë që Shaban Murseli kishte dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023, pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Liridona Ademajt.
Dëshmia e plotë:
Megjithatë, në gjykatore është lexuar dëshmia e tij që kishte dhënë më 06.12.2023, ku kishte thënë se kishte besua që Naimi dhe Liridona kishin një jetë të lumtur.
“Dëshmitari Shaban Murseli (babai i të pandehurit Naim Murseli) në deklaratën e tij të dhënë në polici me datë 06.12.2023 ka deklaruar: “Unë jam Shaban Murseli me të dhënat e lartpërmendura, jam i lindur në fshatin Cërmjan – Gjakovë, ku edhe jetoj së bashku me familjen time të ngushtë: bashkëshorten, dy djemtë Naimi 1990, Mërgimi 1992 dhe vajzat Lendita 1987, Teuta 1989 dhe Mimoza 1995. Mirëpo që nga viti 1998 jetojmë në fshatin Udevalla të Suedisë. Tani që nga viti 2020 jetoj vetëm me bashkëshorten time Sanijen, ndërsa fëmijët jetojnë së bashku me familjet e tyre ndaras nga ne. Djalin tonë Naimin e kemi martuar në vitin 2010 me Liridona Ademajn nga fshati Rracaj. Pasi që janë kurorëzuar ku dhe kanë jetuar diku pa u bërë një vit në Kosovë derisa i është rregulluar dokumentacioni Liridonës. Pastaj kanë ardhur në Suedi, ku kemi jetuar shumë mirë gjatë gjithë kohës, ku kanë punuar të dy dhe kam besuar se kanë një jetë shumë të lumtur. Naimi ka punuar në një kompani për shitjen e reklamave si call center dhe ka punuar edhe në një kompani të sigurimit shumë të fuqishme në Suedi. Ndërsa Liridona ka vazhduar shkollën për gjuhë dhe pastaj si infermiere dhe ka hapur një kompani të vetën të pastrimit, derisa së fundmi në një restorant të Naimit ‘Lejas Kafe’ në qytetin tonë Uddevalla. Ndërsa që nga ky vit Naimi me 01 qershor ka ardhur në Kosovë ku ka blerë një shtëpi në Prishtinë dhe në shtator ka ardhur edhe Liridona me dy djemtë. Dua të theksoj që prej vitit 2004, derisa ka qenë fushata zgjedhore në Kosovë në Cërmjan ka ardhur lideri i AKR për fushatën e Behxhet Pacollit ku e ka njohur Naimin pasi që Naimi ka qenë shumë i aftë në fushën e teknikës informative, nga ku edhe është angazhuar në kompaninë e Behxhetit dhe nga atëherë ka punuar me të”, kishte deklaruar ai.
Ai ishte pyetur se si e kishte kuptuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Pyetje: A mund të na tregoni rreth rastit se si jeni njoftuar? Përgjigje: Unë për rast jam njoftuar ditën e vrasjes më ka thirrur djali i dytë Mërgimi “babe a ke fol me Naimin se po thonë se e kanë vra Lilin”, ndërsa unë jam shokuar nga ky lajm. E kam thirrur bashkëshorten time dhe e kam pyetur se çka ka ndodh dhe i kam treguar, pastaj pas një kohe jemi takuar së bashku me bashkëshorten time Sanijen, vëllain Asllanin dhe bashkëshorten e tij Fatmiren, djali Mërgimi është nisur me veturë ku kemi udhëtuar për Kosovë diku 40 orë dhe kemi mbërritur me datën 01.12.2023 në orën 06:00 në shtëpinë në fshat ku kemi takuar të gjithë familjen. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit meqenëse kam qenë shumë i zënë me procedurën e varrimit dhe rreth pritjes së njerëzve. Pastaj pas varrimit, diku rreth orës 16:30, kanë ardhur disa vetura të Policisë në oborrin tonë ku e kanë marrë Naimin për Prishtinë. Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë nga Policia njëri nga hetuesit e Prishtinës na ka ndarë vetëm në një dhomë ku më ka treguar për rastin dhe më ka njoftuar se Naimi është i përfshirë në vrasje dhe se është i arrestuar. Nga ky njoftim kemi qenë të gjithë të tronditur shumë nga kjo dhe nuk kemi ditur as çka të bëjmë. Pyetje: A mund të na tregoni se pse Naimi është kthyer për të jetuar në Kosovë? Përgjigje: Arsyeja kryesore ka qenë punë biznesi me qenë se Naimi e ka hapur një kompani kerko.com dhe sipas tij ka qasje më të lehta për të punuar në Kosovë, edhe kontaktet me kompaninë e Pacollit dhe punëve që i kanë kryer bashkë. Se e kanë blerë një shtëpi të shtrenjtë në Prishtinë. Pyetje: A ka punuar Liridona në Kosovë ndonjë punë? Përgjigje: Jo, nuk ka punuar, mirëpo ka pasur të filloj në një firmë suedeze LINDEX e cila prodhon veshmbathje për fëmijë të cilën e ka sjellë Naimi në Kosovë duke negociuar për ta hapur një degë në Kosovë”, kishte deklaruar ndër të tjera.
Ai ka folur edhe për problemet e Naimit me dajlim e hallës së tij Kanoni.
“Pyetje: A dini ju ndonjë problem që ka pasur Naimi me bashkëshorten Liridonen të cilin ju keni mundur të vëreni ose dëgjoni nga anëtarët të tjerë të familjes? Përgjigje: Unë përveç një problemi që e ka pas Naimi me djalin e hallës së tij Kanonin para një viti që ka pas disa mesazhe të shkëmbyera përmes telefonit saktësisht me Biondinën bashkëshorten e Kanonit. Sipas njohurive që unë i kam pas për ketë rast nuk ka pasur diçka më shumë mes Naimit dhe Biondinës përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, normale. Mirëpo e di që Naimi me Liridonen dhe Kanoni me Biondinën janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me neve në një mënyrë me mua dhe familjen. Pyetje: A kanë kërkuar ndonjë lloj dëmshpërblimi për ketë rast apo edhe harraq ndonjë pagesë nga ana e Kanonit? Përgjigje: Unë nuk kam ndonjë informatë se Naimi apo familja kemi paguar ndonjë gjë për ketë punë. Pyetje: A jeni ju në njohuri se a kanë pas kërkesë për divorc Naimi me Lilin? Përgjigje: Jo, unë nuk kam pasur njohuri, unë për këtë gjë kam dëgjuar përmes mediave. Pyetje: A e dini se si i kanë pasur marrëdhëniet Naimi me Liridonën kohëve të fundit? Përgjigje: Unë nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim në marrëdhëniet e tyre. Pyetje: Ju me Naimin si i keni pas marrëdhëniet? Përgjigje: Unë i kam pasur marrëdhëniet shumë të mira me të siç ju kam treguar. Naimi ka pasur probleme shëndetësore dhe e kam rritur me shumë vështirësi, që nga lindja kur e ka pasur një operim të rëndë në zemër, pastaj kur ishte dy vjeç e ka pasur edhe një operim të rëndë në zemër, dhe pasi është rritur ka punuar shumë dhe e ka rregulluar jetën e vet shumë. Ka pasur një jetë të mirë dhe të mira materiale si dhe bashkëshorten dhe fëmijët kanë pasur një jetë të mirë. Mirëpo siç e kam parë nga koha kur ka pasur probleme me Kanonin, Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me mua mjaft, ndoshta edhe për shkak se i ka ardhur keq që ka ndodhur ai rast”, pati deklaruar babai i Naim Murselit.
Ai madje kishte mohuar se Naim Murseli pati pasë ndonjëhere armë, duke thëën se kishte urryer armët dhe dhunën.
Sjellim një pjesë të deklaratës:
Pyetje: A dini a ka pasur Naimi ndonjë armë me leje apo pa leje? Përgjigje: Kurrë nuk ka pasur, i ka urryer armët dhe dhunën. Pyetje: Me kë është shoqëruar Naimi në Kosovë? Përgjigje: Më së shumti me Kushtrim Kokallën dhe nganjëherë me Kanonin. Pyetje: A e njihni personin Granit Plava? Përgjigje: Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ketë djalë ndërsa babai i tij është bashkëfshatarë jonë dhe njihemi me të. Pyetje: A është shoqëruar Naimi me Granit Plavën dhe a i keni parë ju ndonjëherë së bashku? Përgjigje: Jo, kurrë nuk e kam parë me të dhe nuk besoj që është shoqëruar me të. Pyetje: Çka e lidh Naimin me Kushtrim Kokallën? Përgjigje: Kushtrimi është djali i motrës sime dhe se babën e Kushtrimit e kam dhëndër që do të thotë se me babën e Kushtrimit Tafilin i kemi të ndërruar motrat, motra e Tafilit është gruaja ime ndërsa motra ime është gruaja e Tafilit. Pyetje: A mund të na tregoni se a keni pasur njohuri se si e ka blerë Naimi shtëpinë në Prishtinë dhe si është bërë puna e pagesës? Përgjigje: Unë nuk kam njohuri të sakta se si, mirëpo Naimi më ka thënë se e ka marrë një kredi për pagesë të shtëpisë. Pyetje: A ka pasur probleme financiare Naimi? Përgjigje: Unë nuk e di dhe nuk besoj. Pyetje: A ka pasur ndonjë telashe Naimi me ndokënd në Suedi apo Kosovë? Përgjigje: Nuk ka pasur kurrë, as këtu as atje. Pyetje: Kush e menaxhon tani biznesin e Naimit në Suedi? Përgjigje: Unë, pasi kemi ardhur pas varrimit, do të thotë sot me datën 06.12.2023, kam kuptuar se Naimi e ka shitur biznesin në Suedi dhe nuk i di detaje të tjera. Këtë ma ka treguar vajza ime Mimoza, e cila më ka treguar se Naimi ia paska marrë borxh dhëndrit Valdrin Pretenit, burrit të Mimozës, edhe 40.000 euro si dhe më tha se edhe shumë personave tjerë të cilët nuk i kemi ditur. Pyetje: A keni pasur ndonjë kërcënim apo fjalë rreth ngjarjes së fundit? Përgjigje: Direkt unë nuk kam pasur kurrë, mirëpo në telefon kam marrë një mesazh nga numri +467003400742 -Dini-, i cili fillimisht më ka pyetur se “Çka do të bëni me fëmijë”, që unë aludova në fëmijët e Naimit dhe ia ktheva se fëmijët kanë gjyshen dhe gjyshin. Pastaj ai ka vazhduar të më shkruaj si: “A je ti Shaban Murseli?”, “A po më përgjigjesh në pyetjen time?”, pastaj unë kam provuar ta thërras mirëpo nuk më është përgjigjur dhe më ka shkruar: “Mos më thirr se jam në shkollë”. Pastaj ka shkruar: “Unë po të pyes a ki me ardh në Suedi me fëmijët, trego po ose jo”. Pastaj unë e kam bllokuar këtë numër dhe dua të theksoj se kjo bisedë ishte zhvilluar në gjuhën suedeze. Dhe këto biseda i kam ruajtur dhe i kam dërguar në e-mail-in tim shabanmurseli3@gmail.com dhe në e-mail-in zyrtar të hetuesit blerim.shala@kosovopolice.com. Kërcënime kemi pasur dhe fjalë të tjera nga persona të tjerë në Kosovë; e kam thirrur Policinë e Gjakovës ku kanë ardhur tek unë dhe më kanë marrë deklaratën lidhur me kanosjet. Pyetje: A e dini se ku janë telefonat e Naimit dhe Liridonës dhe a e dini se çfarë numra të Kosovës apo Suedisë kanë pasur? Përgjigje: Unë nuk e di se ku janë telefonat dhe se numrat i kam pasur, mirëpo pas rastit i kam shlyer sepse nuk kam mundur t’i shikoj. Mirëpo do t’i kërkoj nga bashkëshortja dhe do të mi dërgoj. Pyetje: Çfarë automjeti ka poseduar Naimi në Kosovë? Përgjigje: Naimi e ka përdorur veturën time Range Rover me targa 07, ndërsa Liridona ka pasur një BMË me tabela të Suedisë. Vlen të ceket se Kushtrim Kokalla e ka përdorur gjatë tërë kohës veturën time Range Rover-in. Pyetje: A keni kamera në shtëpinë tuaj në Cërmjan të Gjakovës ku jetoni? Përgjigje: Jo, nuk kemi. Pyetje: A e dini apo dyshoni se cili mund të ketë qenë motivi që e ka shtyrë Naimin në vrasjen e Liridonës? Përgjigje: As nuk e di e as nuk kam ndonjë dyshim se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast. Pyetje: A keni kontaktuar me familjen e Liridonës pas vrasjes? Përgjigje: Po, kam komunikuar me mesazh me Leonardin, vëllain e Liridonës, dhe arsyeja ka qenë se kam pasur dëshirë të marr pjesë në rivarrim, mirëpo i njëjti më ka thënë jo, dhe se ka mbaruar miqësia mes nesh. Pyetje: A na tregoni se ku janë fëmijët dhe se çfarë plane keni për ta? Përgjigje: Fëmijët tani janë në shtëpi në Cërmjan dhe besoj se shumë shpejt do t’i dërgojmë në Suedi me ndihmën e Ambasadës Suedeze pasi që jemi në kontakt me ta. Dhe në një afat sa më të shkurtër do t’i dërgojmë atje. Pyetje: A ndjeheni të kërcënuar ju apo familjarët tuaj? Përgjigje: Po, shumë, pasi që po dëgjojmë mjaft fjalë edhe nga dajtë e Liridonës, të cilët janë nga Tropoja, që kanë thënë se këtë punë e kryejmë ne. Pyetje: A keni pas kontakte me ndokënd jashtë vijave zyrtare apo të medias që kanë ardhur tek ju për punën e vrasjes? Përgjigje: Jo, nuk kemi pasur.”
/IndeksOnline/

