75 Mall Live Search
15:02 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / AR

Kjo femër duhet të jetë fituese e çmimit të madh, Lumbardhi befason me deklaratën

Fituesi i edicionit të dytë të “BBVK”, Lumbardh Salihu ka komentuar edicionin e ri të spektaklit, duke e cilësuar si një ndër sezonet më interesantë deri më sot.

Për Indeksonline ai tha se përbërja e personazheve këtë vit është shumë më dinamike dhe e larmishme, çka sipas tij do t’i sjellë programit edhe më shumë sukses krahasuar me sezonin e kaluar.

“Është një edicion shumë interesant me karaktere shumë të ndryshme dhe mendoj që ka me pas shumë sukses sesa sezonin e kalum,” u shpreh Salihu.

Ai bëri të ditur se po i përkrah më së shumti dy konkurrentë, Kushtrim Kelanin dhe Londrimin, por theksoi se këtë vit beson se çmimi duhet t’i takojë një gruaje.

“Mendoj që çmimin kësaj radhe e meriton një femër, pavarësisht… mendoj që Shkurta ka me qenë fituese,” përfundoi ai.

Kujtojmë që Lumbardhi po vazhdon talentin e tij në fushën e aktrimit duke ndarë pamje nga xhirimet./Indeksonline/