Nis java me largime, edhe Shpëtim Babaj largohet nga Prishtina e Re
Java e fundit e nëntorit ka nisur me largime të trajnerëve në Superligën e Kosovës.
Pas largimit të Arsim Thaqit nga Prishtina edhe trajneri Shpëtim Babaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e trajnerit të Prishtinës së Re.
Kjo për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës, ku të cilët janë në fund të tabelës në Superligë.
Babaj, fillimisht ishte drejtor sportiv i Prishtinës së Re, por pas shkarkimit të Elon Berishës u emërua si zëvëndësues i tij./IndeksOnline/

