Kapen tri pako me drogë gjatë bastisjes në Dubravë
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një bastisjeje në zonën sterile është parandaluar futja e sendeve të kundërligjshme në institucion.
Aksioni u zhvillua në bashkpunim me institucionet e sigurisë dhe NJIK-un, i cili rezultoi i suksesshëm në ndalimin e këtij tentimi.
Zyrtarët korrektues kanë identifikuan tri pako që përmbanin sasi të dyshuara narkotike, katër telefona celularë pa numra serik, dy iPhone, një Samsung, një Viko, si dhe dy adapterë telefoni.
Për rastin janë njoftuar edhe policia, të cilat kanë sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet përkatëse.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim./Indeskonline/

