Arrestohen dy të dyshuar në Shtime njëri tenton t’i shpëtojë policisë me armë në dorë
Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në Shtime, pasi fillimisht kanë tentuar t’i shmangen ndalimit policor duke ikur me veturë. Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kanë braktisur automjetin dhe njëri prej tyre ka vazhduar arratisjen në drejtim të malit, duke mbajtur një armë në dorë, shkruan Indeksonline.
“Fsh. Zborcë, Shtime 24.11.2025-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që fillimisht kishin tentuar me veturë të ikin, ku më pas kanë ndaluar veturën dhe njëri nga të dyshuarit me armë në dorë kishte ikur në mal, ku më pas është lokalizuar. Pistoleta me 12 fishek është sekuestruar. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.“, thuhet në raportin e policisë.

