75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / L A

Vardy cak i një sulmi nga hajdutët, i vodhën gjëra me vlerë

Futbollisti anglez, Jamie Vardy është bërë cak i një sulmi nga hajdutët.

Shtëpia e sulmuesit anglez në Salò në liqenin Garda u bastis nga një bandë kriminelësh.

Sipas raportimeve fillestare, të paktën tre persona hapën me forcë një dritare dhe vodhën ora , bizhuteri dhe para të vlefshme , duke përfituar nga mungesa e legjendës së Leicester, i cili aktualisht luan në Serie A.

Sipas hetuesve, banda i ndoqi Jamie Vardyn, gruan dhe fëmijët e tij derisa mësuan se e kishin gjetur shtëpinë pa mbikëqyrje. Vjedhja, sipas një vlerësimi fillestar, vlerësohet në rreth 100,000 euro./IndeksOnline/