Përfundon protesta e Trafikut Urban për sot, nesër pritet të vazhdojë nëse nuk ka zgjidhje
Protesta e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë ka përfunduar për sot, por ata paralajmërojnë se do të rikthehen nesër nëse situata me pagat e papaguara nuk zgjidhet.
Punëtorët protestuan sot para Komunës së Prishtinës, ku zbarkuan me autobusët e linjave duke shprehur pakënaqësinë e tyre në një formë të ndryshme nga dita e djeshme. Ata njoftuan se me autobusët do të qarkullojnë edhe nëpër qendër të kryeqytetit për të bërë më të dukshëm reagimin e tyre.
Një ditë më parë, protestuesve iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili akuzoi Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe “sabotazh” ndaj Komunës.
Në mungesë të zgjidhjes, punëtorët thanë se protestat do të vazhdojnë.

