“Toki” rikthehet te Prishtina pas 11 vitesh
Prishtina ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Arsim Thaqit.
Klubi kryeqytetas ka rikthyer Afrim Tovërlanin në klub, pas 11 vitesh.
“Toki”, është një nga trajnerët më të suksesshëm të Prishtinës ku kishte fituar 3 tituj të kampionit si dhe kupën e Kosovës.
Se a do të fitojë edhe titullin e 4-të me klubin bardhekaltër mbetet të shihet.
Tovërlani së fundi ishte trajner i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U-21./IndeksOnline/

