75 Mall Live Search
14:18 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / Z S

Shqipëria priti mbi 11 milionë turistë/ INSTAT: Në krahasim me një vit më parë janë rritur me 6.7%

Shqipëria ka pritur më shumë turistë të huaj gjatë këtij viti.Të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor 2025 në vend kanë hyrë mbi 11.1 milionë shtetas të huaj.Nëse bëjmë një krahsasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë  rritja është me 6.7%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të turistëve të ndjekur më pas nga Italianët.Sipas Instat 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajit tetore  është 908.642 duke u rritur me mbi 19,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, raporton Abcnewsalbania.

Këto të dhëna konfirmojnë transformimin e turizmit shqiptar në gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.

Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë gjatë këtij viti. Në muajin Tetor 2025, 659.405 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Indeksonline/