“Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”, Policia përgatit postera kundër dhunës në familje
Në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila mbahet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, Divizioni i Policimit në Bashkësi/Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje ka përgatitur fletushka dhe postera si pjesë e projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”.
Ky projekt që implementohet në nivel të gjithë Kosovës, ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e raportimit të dhunës në familje dhe mbështetjes së viktimave.
“Qëllimi i fushatës është të nxisë qytetarët që të mos heshtin përballë dhunës, duke kuptuar që secili zë ka rëndësi dhe çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e viktimave dhe krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe pa dhunë”.
“Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose – linjës së veçantë 080019999 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Policia e Kosovës – Për një shoqëri pa dhunë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/



