“Tallje me qytetarët”/ Murati i reagon Abdxihikut
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së Lumir Abdixhikut, rreth propozimit për të votuar buxhetin e tri komunave, të RTK-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas Muratit, kryetari i LDK-së po tallet me qytetarët, shkruan IndeksOnline.
Duke shpërndarë deklaratën e Abdixhikut, që tha se LDK-ja ishte e gatshme të votojë tri pikat e seancës, Murati shkroi:
“E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë?
Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës.
Kjo është tallje me qytetarët.”
Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të ftuar me 19 nëntor, ku në rend të ditës ishte votimi i buxhetit për vitin 2026, votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe votimi i buxhetit të RTK-së dhe tri komunave, partitë opozitare nuk morën pjesë./IndeksOnline/

