Ambasada franceze lançon aplikacionin që ofron ndihmë dhe siguri për viktimat e dhunës
Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar lançimin e aplikacionit ndërkombëtar dedikuar mbështetjes, ndihmës dhe sigurisë së grave dhe viktimave të dhunës.
Aplikacioni është zhvilluar nga Ambasada, Instituti Francez në Kosovë dhe kompania “The Sorority”, shkruan IndeksOnline.
Prezantimi i aplikacionit, në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, u bë në prani të ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Të pranishëm ishin po ashtu partnerë institucionalë dhe shoqata të angazhuara në parandalimin e dhunës me bazë gjinore./IndeksOnline/


