Trump: Mendoj se po i afrohemi shumë marrëveshjes së paqes për Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja e paqes për luftën në Ukrainë mund të jetë afër.
Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri teksa mori pjesë në një ceremoni tradicionale të faljes së gjelit të detit për Ditën e Falënderimeve.
“Nuk është e lehtë, por mendoj se do t’ia dalim”, tha Donald Trump duke iu referuar luftës në Ukrainë, ndërsa fliste në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.
Duke iu kthyer përsëri Ukrainës, Trump shtoi:
“Mendoj se po i afrohemi shumë një marrëveshjeje që do ta zbulojmë… Mendoj se po bëjmë përparim.”
Po ashtu, Presidenti amerikan përsëriti pretendimet e dëgjuara më parë për përfundimin e disa luftërave në nivel global dhe se si ai priste që ndalimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia të ishte më i lehtë nga ç’ka qenë.

