75 Mall Live Search
19:24 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / B XH

Hargreaves: Pas 28 dhjetorit, partitë e deputetët të veprojnë në përputhje me frymën e Kushtetutës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepin.

Për takimin ka njoftuar vetë ambasadori, i cili ka zbuluar se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, teksa ka thënë se shpreson që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë dhe deputetët të veprojnë në frymën e Kushtetutës.

Ai ka theksuar nevojën që të ketë qeveri stabile sa më shpejt.

“Sot u takova me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit që po ndikojnë institucionet shtetërore të Kosovës. Shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike dhe deputetët të veprojnë në përputhje me frymën e Kushtetutës, në mënyrë që të rikthehet shpejt një qeverisje e qëndrueshme dhe funksionale”, ka shkruar Hargreaves.