75 Mall Live Search
08:04 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / MSH

Sorensen dhe ministri spanjoll flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me ministrin spanjoll për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim, Jose Manuel Albares.

Takimi zuri vend në Madrid, teksa qendër e diskutimeve ishte pikërisht dialogu, shkruan IndeksOnline.

“Diskutim i thellë në Madrid me ministrin spanjoll Jose Manuel Albares mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Mirënjohës për interesin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e fortë të Spanjës për avancimin e procesit të normalizimit” shkroi emisari Sorensen.

Ky është takimi i disatë me radhë që Sorensen zhvillon me zyrtarë shtetërorë evropianë, për të biseduar rreth ndërmjetësimit që Unioni po bën mes Kosovës dhe Serbisë./IndeksOnline/