75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / G T

Golat e Chelseat, “Archivo VAR” tregon a ishin pozita jashtë-loje!?

Skuadra e Chelseat arriti fitore të thellë 3:0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e UEFA Champions League.

Dy gola të shënuara, u pranuan nga sistemi VAR, pasi fillimisht dyshoheshin që ishin pozita jashtë-loje, shkruan Indeksonline

Faqja e njohur “Archivo VAR” ka analizuar këto gola dhe që të dyja thotë se janë të rregullta edhe pse vërtetë në pamjet e para duken si “offside”.

Fillimisht Cucurrella, e më pas edhe Enzo Fernandez, megjithatë asnjë prej tyre nuk ishte në pozitë jashtë-loje.

Kujtojmë që golat mbrëmë i shënuan: Kounde (autogol), Estevao dhe Liam Delap./Indeksonline/