75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / MSH

Prishtinë: Arrestohet 19-vjeçari që tentoi të kryejë grabitje me armë

Sektori i Hetimeve në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë.

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të stacionit policorë Veriu në Prishtinë, si dhe punës intensive hetimore dhe operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit: B.M., mashkull, 19 vjeç.

“Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës bën me dije se mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë publike dhe ndërmarrjen e veprimeve të shpejta dhe profesionale ndaj çdo veprimi kriminal që cenon rendin dhe sigurinë në vend.