75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / MSH

35 vjet jetë, Rita Ora feston ditëlindjen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 35-të.

Artistja ka gëzuar ditëlindjen e rrethuar me njerëzit e saj të zemrës, teksa grupet e fansave e kanë uruar idolin e tyre, shkruan IndeksOnline.

Rita ka shpërndarë një video të bërë nga grupi zyrtar i fansave që shpërfaqin një pjesë të fëmijërisë së Ritës, atë botë vajzë e vogël dhe me ëndrra të mëdha.

35-vjetori e gjen Ritën me dhjetëra hite globale, miliona kopje albumesh të shitura, të plotësuar emocionalisht dhe në një martesë të lumtur përkrah bashkëshortit, Taika Waititi./IndeksOnline/