75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / KV

Tri të mitura arrestohen në Drenas pas një rrahjeje mes veti

Tri femra të mitura janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se më 24 nëntor 2025, rreth orës 12:50, janë përfshirë në një rrahje mes veti në Stacionin e Autobusëve në Drenas.

Sipas raportit zyrtar, të miturat janë identifikuar dhe ndaluar më 25 nëntor 2025.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ato janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor.”/IndeksOnline/