A do të aderojë Visar Ymeri në LDK? Ermal Panduri jep lajmin e fundit
Gazetari i njohur, Ermal Panduri, ka ndarë të rejat e fundit mbi pretendimet për një aderim të mundshëm të Visar Ymerit, në LDK.
Autori i emisionit “Debat Plus”, me shaka, ka thënë se Ymeri do të mbetet pjesë e emisionit.
“Sipas burimeve të Debat Plus, Visar Ymeri nuk aderon askund! Ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e Debat Plus” shkroi ai.
Në karrierën e tij politike, Ymeri ishte pjesë e LVV-së, Partisë Socialdemokrate, dhe deputet i pavarur./IndeksOnline/

