Intervenimi i zjarrfikësve në shesh, shkak rreziku nga fasadat e vjetra
Fasadat e vjetra dhe rënia e tyre e papritur ka bërë që zjarrfikësit të intervenojnë mesditën e sotme, në qendër të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur në sheshin kryeosr të kryeqytetit, raporton IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes është vendosur shiriti rrethues, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për të parandaluar rrezikimin e ndonjë qytetari.
Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë kalimtar të lënduar, teksa pjesëtarët e Njësitit të Zjarrfikësve janë siguruar që copëzat e fasadës të mos lihen në tokë.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

