75 Mall Live Search
11:57 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / MSH

Sllovaki-Kosovë do të luhet në Bratislavë

Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it, e vlefshme për kualifikim në Botëror, ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, do të zhvillohet në Bratislavë.

Kështu ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i Federatës sllovake, Peter Palençik.

“U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava dhe Koshice. Në fund vendosëm që ndeshja të luhet në Bratislavë dhe këtë informacion ia kemi përcjellë tashmë UEFA-s” deklaroi ai.

Ndeshja do të luhet në mars, teksa Kosova do të udhëtojë drejt Sllovakisë me synim fitoren./IndeksOnline/