75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / b l

PDK dhe Lista për Familjen bashkojnë forcat për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lista për Familjen e udhëhequr nga Eman Rrahmani sot do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se marrëveshja do të zyrtarizohet pas pak në konferencën e ftuar nga PDK.

Lista për Familjen do t’i ketë disa kandidatë për deputetë në listën e PDK-së të udhëhequr nga Bedri Hamza./IndeksOnline/