Po e kërkon Kosova dhe Shqipëria, Yll Gashi i shënon gol Arsenalit në Youth League
Skuadra e Bayern Munchen U19 është duke luajtur ndaj Arsenalit U19 në UEFA Youth League.
Rezultati momental është 1:1, në ndeshjen që po zhvillohet në Londër, shkruan Indeksonline
Golin për skuadrën gjermane e ka shënuar lojtari shqiptar, Yll Gashi.
Gashi shënoi një gol të bukur në minutën e 25’të pas një gabimi në mbrojtjen e klubit vendas.
Kujtojmë që për Gashin janë interesuar dy federatat, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë./Indeksonline/
VIDEO: SHIKONI GOLIN!

