Viti i parë i Wolt në Kosovë: Mbështetje për gjeneratën e re të inovatorëve dhe bizneseve vendore
Kosova, si një nga shtetet më të reja në Evropë dhe me popullsinë më të re, po shndërrohet me shpejtësi në një tokë të përshtatshme për inovacion, teknologji dhe ide të guximshme ndërmarrësie.
Prishtina, si kryeqytet, po përjeton një zhvillim të bizneseve, startupeve dhe iniciativave të reja, të udhëhequra nga kreativiteti dhe ambicia e të rinjve që po ndërtojnë biznese të suksesshme nga zero.
Duke parë këtë energji dhe potencial, Wolt – kompania teknologjike amerikano-finlandeze hyri në tregun e Kosovës për të fuqizuar frymën e ndërmarrësisë, për të mbështetur bizneset vendore dhe modernizuar ekosistemin e shërbimeve të shpërndarjes. Që nga dita e parë, Wolt ka transformuar tregtisë moderne, duke sjellë zgjidhje më të shpejta, më të zgjuara dhe më efikase për konsumatorët dhe partnerët e biznesit.
Shembuj të suksesit vendor: Pasta Fasta dhe Papas Pita
Një nga historitë më të spikatura të suksesit që lindi në këtë frymë inovacioni është Pasta Fasta, një brend vendas i cili nisi rrugëtimin në vitin 2018 me një dyqan të vogël në qendër të Prishtinës, duke ofruar pasta të freskëta, të shijshme dhe të përgatitura shpejt.
Falë rritjes së kërkesës dhe reagimeve shumë pozitive nga klientët, Pasta Fasta u zgjerua me shpejtësi – duke hapur pika të reja në Ulpianë, Rrugën B dhe Pejton. Me rritjen e kërkesës, kompania e zgjeroi praninë edhe jashtë Prishtinës. Sot, Pasta Fasta numëron 15 pika në 11 qytete të Kosovës, me plane të qarta për zgjerim të mëtejshëm.

Sipas Arbnor Qehaja, njërit prej menaxherëve të kompanisë, inovacioni ka qenë thelbi i suksesit: “Sjellja e inovacionit për konsumatorët – si në shije ashtu edhe në shërbim – ka qenë çelësi ynë. Por gjatë vitit të fundit, bashkëpunimi me Wolt na ka dërguar në një nivel krejt tjetër të përvojës me konsumatorët.”
Ai shton më tej: “Si Pasta Fasta, jemi krenarë për partneritetin tonë me Wolt. Ky bashkëpunim na mundëson t’u sjellim klientëve pastat tona më shpejt dhe më lehtë, duke garantuar cilësi dhe përvojë unike për secilin.”

Një tjetër brend që po përfiton nga platforma Wolt është Papas Pita, i njohur për bazën e fortë të klientëve dhe praninë gjithnjë e më të madhe në treg. Sipas themeluesit Visar Dabinovci, kyçja ne Wolt ka qenë vendimtare: “Bashkëpunimi me Wolt na ka ndihmuar shumë në rritjen e shitjeve dhe forcimin e prezencës së Papas Pita në treg. Përmes platformës kemi arritur te klientë që ndoshta nuk do të na vizitonin fizikisht, por sot na njohin dhe porosisin rregullisht.”
Ai vazhdon: “Wolt e ka bërë procesin e porosisë dhe shpërndarjes më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikas – gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit dhe kënaqësinë e klientëve. Për ne, Wolt është bërë një partner i rëndësishëm në zgjerimin tonë dhe forcimin e brendit Papas Pita.”
Wolt u lansua zyrtarisht në Kosovë me një nisje shumë të suksesshme në Prishtinë në janar 2025, të ndjekur nga Ferizaji në shtator. Vetëm brenda një viti, Wolt ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi që përfshin mbi 550 partnerë tregtarë, mbi 300 korrierë dhe mijëra konsumatorë aktivë, që marrin shërbime të shpejta, moderne dhe cilësore.
Përmes platformës, Wolt ka ndihmuar bizneset vendore të rrisin të ardhurat, të zgjerojnë qasjen te klientët dhe të digjitalizojnë operacionet më shpejt se kurrë më parë.
E ardhmja digjitale e Kosovës në rritje
Ndërsa Kosova vazhdon të pozicionohet si një qendër rajonale e inovacionit, brendet si Pasta Fasta dhe Papas Pita përfaqësojnë valën e re të bizneseve të reja – por kreative dhe të orientuar drejt rritjes.
Historitë e tyre, të fuqizuara nga teknologjia dhe mbështetja e Wolt, pasqyrojnë një pamje të re të Kosovës: një vend i ri që investon në të ardhmen e tij digjitale, ndërton brende të forta vendore dhe përqafon inovacionin në çdo nivel.

