75 Mall Live Search
15:47 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / b l

Nisin punimet për rregullimin e sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në QKUK

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë nisur punimet për rregullimin e plotë të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në QKUK.

Vitia ka thënë se ky projekt trevjeçar do ta modernizojë të gjithë rrjetin e kanalizimit dhe do t’i japë fund një sfidë shumëvjeçare, duke krijuar siguri, kushte më të sigurta dhe më funksionale për klinikat në QKUK.