75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / AR

Blero pas vdekjes së papritur të Shpat Kasapit: “Dita e nesërme të shpallet ditë zie”

Pas lajmit të hidhur për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të njohur Shpati Kasapi, artisti Blero ka bërë një reagim prekës dhe plot emocione, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij të madh në muzikën shqiptare.

Në postim, Blero thekson se Shpati ishte një prej artisteve më të shquar të fillimviteve 2000, një zë i veçantë dhe një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare, përcjell Indeksonline.

Ai kujton se gjenerata të tëra të rinjsh janë rritur me këngët e tij dhe janë frymëzuar nga arti i tij, duke e vlerësuar me nostalgji dhe respekt kontributin që ka dhënë ndër vite.

Duke shprehur tronditjen e madhe që ka sjellë ndarja e tij e parakohshme, Blero shprehet se do të ishte njerëzore që dita e nesërme të shpallet ditë zie, në nderim të jetës dhe veprës së artistit.

Sipas tij, shpallja e një dite zie do të ishte një akt respekti ndaj figurës së Shpat Kasapit, si dhe një mesazh solidariteti me familjen, kolegët dhe mijëra qytetarë që e kanë dashur dhe vlerësuar për muzikën dhe ndikimin e tij./Indeksonline/