75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / AR

Asim Gashi: Nuk i ndjek debatet politike, dua të fle pa trauma!

Këngëtari i njohur shqiptar, Asim Gashi, ka folur për Indeksonline rreth situatës politike dhe zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë që do të mbahen me 28 dhjetor.

Ai ka dhënë mendimin e tij për shkuarjen e shpeshtë të vendit në zgjedhje, ndikimin e zhvillimeve politike dhe vendimin e tij personal për të votuar.

Gashi ka shprehur shqetësimin e tij se zgjedhjet e shpeshta vetëm e rëndojnë gjendjen e popullit, duke thënë se ato e varfërojnë qytetarin Megjithatë, ai thekson se nuk i përcjell debatet politike.

Kurrë nuk i përcjelli debatet dhe nuk më interesojnë, dua të fle pa trauma”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se puna dhe angazhimi i tij lidhen kryesisht me muzikën dhe me publikun që e ndjek.

Tek unë nuk ndikojnë aspak fare sepse punën që bëj unë gjithçka varet nga populli që më dëgjojnë!

Në fund, këngëtari shprehet i vendosur se do të marrë pjesë në votime: “Do të votoj sepse çdo njeri që ka të drejtë vote duhet të votoj”, thekson ai, duke treguar përgjegjësinë e tij qytetare, edhe pse politika nuk e prek personalisht./Indeksonline/