75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Z S

Konjufca me akuza ndaj opozitës: Ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së

I nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër , Glauk Konjufca ka hedhur akuza ndaj opozitës.

Sipas Konjufcës, ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së.

“Ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së. Kjo është agjendë tejet e dëmshme, dhe do ta quaja antishtetërore. Për këtë qëllim ata janë në gjendje të shkojnë edhe në humnerë. Edhe nëse nuk ka buxhet, e paga për popullin, nuk ka lidhje thonë ata, me rëndësi Albin Kurti me dështu. Me sakrifiku shtetin që Albini me dalë keq. Shkurtpamësi e mjerueshme dhe e paparë”, tha Konjufca.

Theksojmë që pak minuta më parë Vetëvendosje propozoi Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit./Indeksonline/