75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Z S

Lumir Abdixhiku thërret për mobilizim të madh të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lumir Abdixhiku ka falënderuar veprimtarët e Degës IV të LDK-së në Prishtinë për angazhimin e tyre në fushatën lokale dhe i ka thirrur ata për mobilizim të madh për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai theksoi se fryma e bashkëpunimit dhe përkushtimit është forca kryesore e partisë.

Postimi i plotë:

Mirënjohje e falënderime të pafundme për veprimtarët tanë të Degës së IV në Prishtinë; njerëzit e palodhur që në fushatën lokale nuk u ndalën asnjëherë para një qëllimi të madh.

Qëndruat, punuat, besuat.

Dhe kjo frymë është forca jonë më e madhe.

Sot, para nesh kemi edhe një betejë tjetër të madhe. Dhe thirrja ime është e njëjtë: mobilizim i madh, mobilizim i përbashkët, mobilizim i vendosur për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Prishtina flet sërish e para!

Bashkë deri në fitore. ✌️./Indeksonline/