75 Mall Live Search
08:11 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / MSH

Katy Perry fiton gati 2 milionë dollarë dëmshpërblim, nga gjyqi për shtëpinë milionëshe

Një gjykatës i ka dhënë Katy Perry-t gati 2 milionë dollarë dëmshpërblim, në luftën e saj ligjore kundër veteranit me aftësi të kufizuara Carl Westcott, për shtëpinë prej 15 milionë dollarësh në Montecito që ajo bleu prej tij pesë vjet më parë. 

Këngëtarja 41-vjeçare dhe themeluesi biznesmen i 1-800-Flowers kanë qenë në betejë që nga viti 2020 për shtëpinë me tetë dhoma gjumi dhe 11 banjo në komunitetin luksoz ku jetojnë edhe Meghan Markle dhe Oprah Winfrey. 

Brenda pak ditësh pasi ra dakord t’ia shiste pronën Perry-t, Westcott u përpoq të tërhiqej nga marrëveshja, duke pretenduar se ishte i paaftë në kohën kur nënshkroi dokumentet për shkak të qetësuesve të dhimbjeve.  

Megjithatë, gjyqtari që mbikëqyrte çështjen në Los Angeles arriti në përfundimin në maj të vitit të kaluar tha se Westcott ishte me mendje të shëndoshë dhe nuk paraqiti ‘asnjë provë bindëse se atij i mungonte aftësia për të lidhur një kontratë pasurie të paluajtshme’.

Vendimi i fundit thotë se krijuesit të hitit Roar i detyrohen 1,842,142.84 dollarë, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga People .