75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / AR

Sërish akuza të rënda ndaj aktorit për sulm seksual

Aktori amerikan Kevin Spacey do të paraqitet përsëri para një gjykate britanike në tetor 2026, këtë herë në një çështje civile, për akuzat për sulm seksual të bëra nga tre burra, njoftoi të mërkurën Gjykata e Lartë në Londër.

Spacey u lirua nga akuzat për sulm seksual kundër katër burrave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023, pas një gjyqi penal që zgjati disa javë, transmeton Indeksonline.

Dy prej tyre tani po e padisin atë në procedura civile. Atyre u është bashkuar një paditës i tretë, aktori britanik Ruari Cannon.

Kevin Spacey, i cili fitoi një Oskar për rolet e tij në filmat “American Beauty” dhe “The Usual Suspects”, pretendon se nuk është fajtor./Indeksonline/