“Dita e Forcës”, Ushtria e Kosovës hap dyert për qytetarët
Në kazermën “Adem Jashari”, dyertë sot janë hapur për të gjithë qytetarët të cilët duan të shohin nga afër ushtrinë e Kosovës.
Në “Ditën e Frocës” tradicionalisht ushtria pret qytetarët e saj, që ngjashëm bëri dhe sot ku tashmë ata janë gati aktivitet e ku pritet që ceremoni të jenë dhe përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, sic është Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Më 14 dhjetor të 20218-ës, Kuvendi i Kosovës pati miratuar tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pra, Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pas këtij vendimi, po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte mbajtur një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në atë kohë, President i Kosovës ishte Hashim Thaci, Kryeministër Ramush Haradinaj dhe Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.










