Digjet një mobilieri në Greme të Ferizajt
Një mobilieri në fshati Greme të Ferizajt është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35, shkruan IndeksOnline.
Policia u njoftua mbi rastin nga pronari i mobilierisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it. Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin” thuhet në njoftimin e policisë.
Deri më tani, nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky incident./IndeksOnline/

