75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / G T

“Dua të luajë sërish me ta”, Kompany pas humbjes ndaj Arsenalit

Skuadra e Arsenalit mbrëmë shënoi fitore 3:1 ndaj Bayern Munchen, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Trajneri i klubit gjerman, Vincent Kompany ishte i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij dhe me këtë humbje në “Emirates”, shkruan Indeksonline

Madje ai pas ndeshjes tha se dëshiron të përballet sërish me Arsenalin.

“Shpresoj që do të takohemi sërish me Arsenalin këtë sezon. Ne nuk jemi në një situatë, kur mund të themi se jemi të pamposhtur.

“Dhe me të vërtetë due që të luajmë sërish me ta në një fazë tjetër”, u shpreh Kompany

Skuadra e Bayernit mbrëmë pësoi humbjen e parë këtë sezon në të gjitha garat./Indeksonline/