Kinë: Treni vret 11 punëtorë në hekurudhë
Një tren u përplas me një grup punëtorësh hekurudhorë të enjten, duke vrarë 11 dhe duke plagosur dy.
Aksidenti, i cilësuar si më vdekjeprurësi për më shumë se një dekadë, ndodhi në qytetin jugperëndimor të Kinës, Kunming.
Sipas zyrtarëve, treni, teksa ishte duke testuar pajisjet e zbulimit të tërmeteve, goditi punëtorët në një seksion të lakuar të binarëve në stacionin hekurudhor Luoyang Town.
Stacioni në provincën Yunnan ka rifilluar shërbimet normale dhe shkaku i aksidentit po hetohet, shkruan Reuters, transmeton IndeksOnline.
Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, duke shtrirë më shumë se 160 mijë kilometra dhe duke grumbulluar miliarda udhëtime çdo vit.

