Musliu-Shoshi i reagon Konjufcës: Glauk, mos na e shisni për patriotizëm dështimin
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj një deklarate të Glauk Konjufcës që ka akuzuar opozitën për “agjendë antishtetërore”.
Musliu-Shoshi në Facebook ka shkruar se VV po e mban shtetin peng për pushtet.
Shteti, sipas saj, nuk mbahet me justifikime as me viktimizim.
“Mjaft me fajësime, Glauk. Kosovën nuk e dëmton opozita, por paaftësia e qeverisë që po e fundos vendin çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca.

