Ndahen 4.5 milionë euro për stadiumin në Drenas, po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare
Stadiumi i qytetit në Drenas pritet të marr një pamje krejtësisht të re. Kjo pasi Qeveria ka ndarë një shumë prej 4.5 milionë eurove.
Madje, 900 mijë euro shtesë ndahen nga Komuna e Drenasit, shkruan Indeksonline
Hajrullah Çeku në rrjetet sociale, ka treguar se ky stadium pritet të përdorët për Lojërat Mesdhetare, që priten të mbahen në Kosovë gjatë vitit 2030.
Stadiumi ku luan skuadra e Feronikelit ’74 ka një pamje fantastike dhe me investimin e fundit që do të bëhet – do kompletohet.

Ky stadium, pritet t’i plotësoj edhe kriteret e UEFA-s. Madje edhe Kombëtarja e Kosovës në një të ardhme të afërt mund të luajë këtu./Indeksonline/

