06:58 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

GAP prezanton premtimet e kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale

Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantojë premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale.

Instituti GAP ka bërë monitorimin dhe evidentimin e premtimeve në zgjedhjet e fundit lokale, duke u bazuar në programet zgjedhore të kandidatëve për kryetarë si dhe në paraqitjet e tyre nëpër debate televizive.

Ky është mandati i dytë që GAP bënë monitorimin dhe vlerësimin e përmbushjes së premtimeve të dhëna, të cilat janë të qasshme për publikun përmes platformës online të Institutit GAP.

Në mandatin e kaluar kryetarët e komunave patën dhënë gjithsej 548 premtime. Ndërsa, në zgjedhjet e fundit lokale gjithsej janë dhënë 888 premtime ku shumica e premtimeve të dhënë i përkasin fushës së infrastrukturës, arsimit dhe shërbimeve publike.