Reshjet e dëborës mbulojnë një pjesë të Spanjës
Reshjet e borës kanë mbuluar rajonin e qytetit Leon në Spanjën veriperëndimore, duke transformuar zonat malore në një peizazh dimëror, teksa një valë e të ftohtit arktik përfshin veriun e vendit.
Pamjet me dron treguan rrugë të mbuluara me borë dhe rrugë të bllokuara malore, me transport të ngadalësuar ndjeshëm në zonat përreth Leonit.
I ftohti i acartë ka sjellë reshje të dendura të borës dhe ka shkaktuar alarmet e motit në disa provinca veriore, ku temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe nivelet e borën kanë rënë në mënyrë të pazakontë për këtë periudhë të vitit.

