Remzie Osmani nderohet si “Ambasadore për Paqe” nga Federata e Paqes në Shqipëri
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani është nderuar me titullin “Ambasadore për Paqe” nga Federata e Paqes në Shqipëri, një organizatë që promovon vlerat e paqes, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani falenderoi për këtë nder dhe shprehu mirënjohjen e saj, shkruan Indeksonline.
“U vlerësova me titullin: ‘AMBASADORE PER PAQE -nga Federata e Paqes ne Shqiperi’. Faleminderit 🤍”
Ky titull nderi vjen si një njohje për angazhimin e saj në projekte artistike që promovojnë paqen dhe solidaritetin në komunitet./Indeksonline/

