75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / S Z

Ushtari i akuzuar për dhunim në Britani, Maqedonci: I kemi ngritur të gjitha komisionet që merren me këto raste

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar rreth pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se gjatë një trajnimi në Britani të Madhe ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Maqedonci tha se janë ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat për t’u marrë me rastin në fjalë, megjithatë i njëjti deklaroi se nuk ka ende një verdikt final, transmeton Klankosova.

“Për pjesëtarin që dyshohet për sulm seksual në Britani të Madhe, ne i kemi ngritur të gjitha komisionet dhe strukturat që merren me këto lloj rastesh. Ende nuk kemi një verdikt final, dhe derisa nuk kemi një verdikt final, e kam të pamundur të jap më shumë informacione”, tha Maqedonci.

Bali Hoxha, 28-vjeçar, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është akuzuar në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe për dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.