75 Mall Live Search
14:48 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / KV

Uji bllokon rrugën te ura e Mazgitit, veturat qarkullojnë mbi trotuar (Foto)

Prej disa ditësh, një sasi e madhe uji është grumbulluar nën urën e Mazgitit, që lidh rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë me autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton portali IndeksOnline.

Për shkak të ujit që ka mbuluar të gjithë gjerësinë e rrugës, veturat po detyrohen të qarkullojnë mbi trotuar, pasi lëvizja nëpër shiritat e rrugës është bërë thuajse e pamundur.

Ende nuk dihet nëse problemi ka ardhur si pasojë e ndonjë grope të bllokuar të kanalizimit apo ndonjë defekti tjetër teknik, mirëpo qarkullimi në këtë zonë është dukshëm i vështirësuar dhe paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve./IndeksOnline/