75 Mall Live Search
15:37 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / P M

Martin Mane: Balfin Americas, një kapitull i ri në udhëtimin global të Grupit BALFIN


Në një intervistë ekskluzive për Gri Institute, rrjetin global të pasurive të paluajtshme dhe infrastrukturës, Martin Mane, CEO i Balfin Americas dhe Zv. President i Grupit BALFIN për Amerikën e Veriut, ndau hapat e parë të kompanisë, ambicien për të konsoliduar pozicionin e saj në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme dhe vizionin afatgjatë drejt industrive të tjera, me një fokus të veçantë në teknologji dhe shkencë.


Balfin Americas është një lojtar relativisht i ri në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme, që ka zgjeruar prezencën e Grupit BALFIN në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2023.

Aktualisht, kompania ka katër investime, tre prej të cilëve janë zhvillime
rezidenciale dhe një përfshin blerjen e një ndërtese zyrash premium. Gjatë dy viteve të saj të para, të karakterizuara nga sfida dhe mundësi, kompania ka treguar potencial të jashtëzakonshëm.


Martin Mane, me një formim akademik në disa nga institucionet më prestigjioze në botë dhe me përvojë të gjerë në menaxhim dhe financë, sjell një perspektivë me të vërtetë globale për Balfin Americas.

Kjo perspektivë duket në çdo projekt, nga zhvillimet rezidenciale në New York deri te blerjet strategjike komerciale në New Jersey.

Në vend që të trembet nga kompleksiteti i këtyre tregjeve, ai i sheh ato si mjedise të gjalla dhe dinamike që nxisin inovacion dhe rritje të biznesit.
Duke e parë përpara, Martin thekson se Balfin Americas nuk do të kufizohet vetëm në pasuri të paluajtshme. Kompania po eksploron tashmë mundësinë për të investuar në startup- e, veçanërisht në fushat e Inteligjencës Artificiale dhe Bioteknologjisë.

Kjo qasje e diversifikuar, thotë ai, jo vetëm që do të ngrejë Balfin Americas në një nivel tjetër, por gjithashtu do t’i mundësojë zgjerimin në qytete të reja në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një kompani ambicioze dhe me vizion për të ardhmen.

  1. Përshëndetje Martin, a mund të na japësh një përmbledhje mbi Balfin Americas, rolin që luan brenda Grupit BALFIN, si dhe rrugëtimin tënd deri në këtë pikë?
    Balfin Americas përfaqëson një kapitull të ri dhe emocionues në ambicien e Grupit BALFIN për t’u bërë një korporatë me të vërtetë multinacionale. Deri në vitin 2023, Grupi ishte i pranishëm në nëntë vende në Europë, dhe zgjerimi në Amerikën e Veriut ishte natyrshëm hapi i radhës. Pas më shumë se një viti kërkim të tregut, pashë
    potencialin e SHBA- ve dhe themelova selinë tonë rajonale në New York City.

Filluam me zhvillime rezidenciale nga e para në New York dhe shpejt u diversifikuam në blerje komerciale me vlerë të shtuar në New Jersey. Ajo që filloi si një zyrë investimesh është rritur në një platformë për zgjerim afatgjatë në një nga tregjet më dinamike të botës.


Në aspektin personal, ky ka qenë një rrugëtim sfidues dhe shpërblyes. Kërkoi që të merrja rreziqe të llogaritura, të përshtatesha shpejt dhe të ndërtoja një ekip të talentuar i aftë të realizonte vizionin tonë. Së bashku, po vendosim baza të forta për suksesin e Balfin Americas dhe zgjerimin e rolit të saj brenda portofolit global të Grupit.

  1. Me një prezencë në rritje në tregun shumë konkurrues amerikan që nga 2023, si po poziciononi kompaninë për ta dalluar nga konkurrentët dhe cilat kanë qenë disa nga sfidat dhe sukseset fillestare?
    Hyrja në tregun amerikan erdhi me sfida të mëdha, sidomos në ndërtimin e strukturës dhe ekipit të duhur nga zero. Rregulloret, proceset dhe ritmi i përgjithshëm i biznesit këtu janë shumë të ndryshme nga Europa.
  2. Thelbësore ishte të harmonizohemi me qeverisjen dhe kulturën e Grupit BALFIN, duke përshtatur gjithashtu operacionet tona për kontekstin amerikan. Dallimi ynë qëndron në shkathtësinë dhe gatishmërinë për të marrë rreziqe të llogaritura. Marrim vendime shpejt dhe mbështetemi si në ekspertizën tonë globale ashtu edhe në rrjetin tonë të fortë për të vepruar më shpejt se shumë konkurrentë. Kjo na ka mundësuar të sigurtojmë mundësi herët dhe të ndërtojmë kredibilitet. Ajo që filloi
    si një sfidë është bërë një nga forcat tona, pasi kemi treguar se mund të përshtatemi dhe të japim rezultate në një mjedis shumë konkurrues.
  3. Blerja e 340 Mount Kemble në New Jersey shënon një hap të rëndësishëm në strategjinë tuaj të pasurive të paluajtshme komerciale. Mund të na tregoni më shumë për këtë projekt dhe pse është një investim strategjik për Balfin Americas?
    Blerja e 340 Mount Kemble është një pikë kthese për ne, pasi shënon investimin e parë të Grupit BALFIN në pasuri të paluajtshme komerciale në Shtetet e Bashkuara. Deri tani, portofoli ynë ka qenë kryesisht rezidencial, dhe ky hap diversifikon ekspozimin tonë duke u përshtatur me parashikimin tonë pozitiv afatmesëm dhe afatgjatë mbi tregun
    komercial.
    Ndërtesa vetë është një zyrë e kategorisë A prej 40,000 metrash katrorë, me qiraxhinj prestigjiozë si Morgan Stanley dhe Marcum. Është një aset “trofe” që rrit ndjeshëm profilin tonë në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme.

Këtë lëvizje e bëmë në partneritet me First Mile Capital, një nga firmat kryesore të pasurive të paluajtshme në New York. Duke kombinuar ekspertizën e tyre lokale me përvojën tonë në menaxhimin e aseteve nga projekte si TEG dhe QTU. Kështu krijuam një platformë të fortë për të shfrytëzuar potencialin e ndërtesës dhe për të krijuar vlerë
për qiraxhinjtë dhe komunitetin përreth.

  1. Si ka ndikuar partneriteti me First Mile Capital në strategjinë tuaj në tregun amerikan dhe çfarë roli luajnë bashkëpunimet strategjike në qasjen tuaj të investimeve?
    Partneriteti ynë me First Mile Capital ka qenë thelbësor në zgjerimin tonë në SHBA. Ekspertiza e tyre e thellë lokale na ndihmoi të shohim përtej sipërfaqes dhe të identifikojmë 340 Mount Kemble si pika ideale hyrëse për blerjen tonë të parë komerciale. Po ashtu, strategjia e tyre e fokusuar tek qiraxhinjtë përputhet në mënyrë perfekte me qasjen tonë “people-first”, të zhvilluar gjatë tre dekadave të operacioneve
    ndërkombëtare. Ne i japim rëndësi të madhe partneriteteve që ndërtohen mbi vizion, strategji dhe përfitime të përbashkëta. Këto bashkëpunime na lejojnë të minimizojmë rreziqet, të përfitojmë nga njohuritë lokale dhe të ndajmë përvojën ndërkombëtare të Grupit. Qoftë
    në SHBA apo në Europë, partneritetet strategjike kanë qenë gjithmonë kyçe për suksesin e BALFIN dhe do të vazhdojnë të udhëheqin qasjen tonë në tregje të reja.

Si balancon Balfin Americas fokusin e portofolit të saj mes pasurive komerciale dhe zhvillimeve rezidenciale në SHBA dhe cilët sektorë po ofrojnë mundësitë më të mira?
Aktualisht, portofoli ynë ka më shumë peshë tek pasuritë komerciale, pasi ato ofrojnë potencial të fortë afatmesëm. Megjithatë, ne e shohim gjithashtu zhvillimin rezidencial si një motor kyç afatgjatë të rritjes. Qëllimi ynë është të arrijmë një ekuilibër të barabartë mes të dyjave me kalimin e kohës, duke krijuar një portofol të diversifikuar që mund të përballojë cikle të ndryshme tregu.
Njëkohësisht, Balfin Americas operon me një strukturë fleksibile që na lejon të shohim përtej pasurive të paluajtshme. Po eksplorojmë aktivisht mundësi në sektorë të tjerë me rritje të lartë, si Inteligjenca Artificiale dhe Bioteknologjia, ku besojmë se inovacioni do të krijojë vlerë të konsiderueshme në të ardhmen. Ambicia jonë nuk është vetëm të
investojmë në asete, por të njihemi si mbështetës të ideve të guximshme dhe me vizion.

Duke pasur parasysh sfidat e hyrjes në tregun amerikan, sidomos në një
mjedis me rregullore të rrepta, cilat strategji po përdor Balfin Americas për të naviguar hyrjen në treg dhe për të siguruar sukses afatgjatë?
Strategjia jonë bazohet tek njerëzit dhe partneritetet. Së pari, investojmë në ndërtimin e ekipeve të forta që ndajnë vizionin tonë dhe kanë ekspertizën për të operuar në një treg të shpejtë dhe të rregulluar. Së dyti, bashkëpunojmë me firma lokale të besueshme që ofrojnë njohuri të thella të tregut dhe na ndihmojnë të ulim rreziqet dhe të përshpejtojmë mësimin.
Ky kombinim, përvoja ndërkombëtare e shoqëruar me ekspertizën lokale, ka rezultuar formula e duhur për të vendosur prezencën tonë në SHBA dhe për të pozicionuar kompaninë për rritje afatgjatë.

5. Duke parë përpara, si e shihni evoluimin e tregut amerikan të pasurive të
paluajtshme në 5 deri në 10 vitet e ardhshme dhe çfarë roli parashikoni që do të luajë Balfin Americas në këtë zhvillim?
Besoj se tregu amerikan i pasurive të paluajtshme do të evoluojë ndjeshëm gjatë dekadës së ardhshme. Zhvillimet me përdorim të përzier dhe projektet e orientuara nga komuniteti do të fitojnë rëndësi, gjithashtu teknologjia do të transformojë mënyrën se si ndërtesat projektohen, menaxhohen dhe përjetohen. Balfin Americas synon të jetë në krye të këtyre ndryshimeve. Me portofolin aktual, strukturën në rritje dhe strategjinë e përparuar, jemi mirë pozicionuar për të përfituar nga këto tendenca. Roli ynë do të jetë të realizojmë projekte që kombinojnë qëndrueshmërinë, inovacionin dhe vlerën afatgjatë, duke siguruar që të luajmë një pjesë të rëndësishme në formësimin e së ardhmes së tregut amerikan të pasurive të paluajtshme.